Pas vendosjes së sistemit “Qyteti i sigurt” për vetëm pesë muaj numri i të vdekurve në komunikacion është ulur për 40 për qind, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Siç theksoi Toshkovski në raportin për punën e bërë, janë evidentuar 33 persona të vdekur, përkundër 55 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga 2 shkurti deri më 22 qershor 2026 përmes “Qyteti i sigurt” janë regjistruar edhe mbi 120.000 kundërvajtje në komunikacion, prej të cilave më shumë se 95 për qind kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
“Qyteti i Sigurt” ishte një projekt për të cilin vetëm flitej me vite të tëra. Ne e zbatuam. Ai përfshinte modernizimin e sistemit ekzistues në Shkup, Tetovë, Kumanovë, korridoret 8 dhe 10 dhe zgjerimin e tij në nivel kombëtar, përmes futjes së teknologjive moderne për mbikëqyrje me video dhe zbulimin automatik të shkeljeve në komunikacion. Rezultatet fillestare të funksionimit të sistemit janë veçanërisht të rëndësishme. Që nga fillimi i zbatimit të tij, më 2 shkurt 2026, në pesë muajt e parë, u regjistrua rënie e numrit të personave të vrarë në aksidente komunikacioni me 40 për qind, përkatësisht 33 persona vdiqën, krahasuar me 55 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri më 22 qershor 2026, mbi 120.000 kundërvajtje në komunikacion u regjistruan përmes sistemit, nga të cilat më shumë se 95 për qind lidheshin me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar”, informoi Toshkovski.
Me dinamikën e paraparë, deri në fund të vitit 2026 pritet që projekti “Qyteti i sigurt” të zbatohet në tërësi në territorin e shtetit, duke përfshirë qytetet më të mëdha dhe akset kryesore rrugore, me çka do të vendosen themelet e një sistemi modern, efikas dhe parandalues për mbrojtje të sigurisë së qytetarëve në raportin për punën e bërë për dy vitet e kaluara.



