BallinaLAJMEMickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat: Procesi është plotësisht kushtetues

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat: Procesi është plotësisht kushtetues

Vlerësoj se me këtë zgjidhje ligjore, mbas të cilës qëndroj plotësisht, po sigurohet korrnizë në të cilën do të kemi përfaqësim të drejtë dhe adekut. Ligji mori të gjitha rekomandimet pozitive nga Komisioni i Venecias dhe nuk është vënë në pikëpyetje kushtetutshmëria, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në “Studion e Hapur” të TVM1 me rastin e dyvjetorit të qeverisjes.

“Ka afate të përcaktuara kur duhet të përpunohen aktet nënligjore përmes së cilës do të definohet mekanizmi për përfaqësim të drejtë, gjithashtu ka një organ i cili do ta ndjek këtë proces në kuadër të Qeverisë dhe kur e gjithë kjo të analizohet, ky është proces plotësisht kushtetues. Më e rëndësishmja është që të gjithë ne të kemi konsensus politik kur miratohen zgjidhje të tilla dhe t’i ndërtojmë ato mbi themele të qëndrueshme, në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi asnjë lloj fërkimesh, as etnike as juridike”, deklaroi Mickoski.

Lidhur me akuzat se Qeveria e hoqi balancuesin si mjet për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, ai tha se ekziston një publik joobjektiv i cili po përpiqet ta politizojë dhe radikalizojë këtë për pikë politike dhe përfitime politike.

“Nuk mund ta pranoj këtë. Këto janë parti politike në opozitë të cilët kanë qenë në Qeveri për një kohë të gjatë dhe disa vite më parë, në një seancë qeveritare, ato arritën në një përfundim duke deklaruar se përdorimi i balancuesit si mjet është përfunduar, se i ka kaluar koha dhe se duhet të largohet një mënyrë e tillë e përfaqësimit të drejtë”, nënvizoi Mickoski.

Lajme te lidhura

spot_img