BallinaLAJMEBOTAShteti La Guaira i Venezuelës shpallet zonë katastrofe

Shteti La Guaira i Venezuelës shpallet zonë katastrofe

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi Rodrigez, e ka shpallur shtetin bregdetar verior La Guaira, i cili pësoi dëmet më të mëdha nga tërmetet, një zonë katastrofe.

Ajo theksoi se në dy tërmete të mëdha me magnitudë prej 7,2 dhe 7,5 të shkallës Rihter ve kanë humbur jetën të paktën 32 persona, ndërsa 700 janë lënduar. Por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

Instituti gjeologjik i SHBA-së (USGS) kumtoi se dy tërmetet e mëdha që goditën Venezuelën janë rezultat i të ashtuquajturës “erozion i cekët horizontal” në afërsi të të dy pllakave tektonike – Karaibeve dhe Amerikës së Jugut.

Venezuela ndodhet në afërsi të disa zonave të çarjeve dhe midis pllakave tektonike të Amerikës së Jugut dhe Karaibeve, duke i bërë tërmetet shumë më pak të shpeshta në vend sesa në pjesë të tjera të Amerikës së Jugut. Tërmetet e mëdha ndodhin kur çarjet midis pllakave lëvizin horizontalisht, dhe kur lëvizja ndodh papritur dhe me shpejtësi, çlirohet energji e madhe dhe shkakton dridhjen e tokës.

Shumica e tërmeteve të forta dhe të mëdha në Amerikën e Jugut ndodhin përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, duke përfshirë Meksikën dhe Kilin. Unaza e Zjarrit e Paqësorit është një zonë sizmikisht shumë aktive ku ndodhin rreth 90 për qind e të gjitha tërmeteve në botë.

Tërmeti më shkatërrues në historinë e Venezuelës ishte në vitin 1900, me një intensitet prej 7,7 ballë spas shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte rreth njëqind kilometra nga epiqendra e tërmeteve të sotme.

Shkencëtarët e USGS kanë lëshuar tashmë paralajmërime dhe vlerësime dramatike që sugjerojnë se Venezuela mund të përballet me një krizë humanitare me përmasa të papara. Sipas modeleve të tyre kompjuterike dhe analizave të intensitetit të çarjeve të cekëta horizontale, ekziston një shans prej 44 përqind që numri përfundimtar i të vdekurve të kalojë 10.000 njerëz, ndërsa vlerësimet lënë një shans të frikshëm prej 30 për qind që numri i të vdekurve të mund të kalojë 100.000.

Lajme te lidhura

spot_img