Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë të ndjekur me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup, me diell dhe nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë deri 35 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nesër dhe pasnesër në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluuar të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.
Gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.



