Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të reflektojë dhe të nisë një proces vetëpastrimi në kuadër të asaj që ajo e quan “Marrëveshja e Re për Shqipërinë”.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Shqipëria që synohet të ndërtohet duhet të jetë më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane.
Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.



