Ndonëse, kryeministri Hristian Mickosi ka paralajmëruar takime me partnerët e koalicionit këtë fundjavë për të diskutuar lidhur me rikonstruimin e Qeverisë dhe ndryshimeve në resoret ministrore, për ministrin Fatmir Limani është pak e rëndësishme se kush është dhe kush do të jetë ministër.
Edhe pse u pyet në gjuhën shqipe, nëse do të jetë ministër në Qeverinë Mickoski edhe pas rikonstruimit, Limani u përgjigj në maqedonisht. Për Limanin, më e rëndësishme është se çfarë vepra lë pas dhe sa një ministër ka punuar sa ka qenë në krye të një institucioni.
“A jemi ministra apo s’jemi, deri në atomin e fundit duhet të jemi dhe të punojmë për të parandaluar veprimet e tilla të dhunës dhe jo të merremi me temën se kush do të jetë ministër i ardhshëm. Sa kanë qenë, sa kanë kaluar dhe sa do të ketë ministra këtu, gjithçka do të varet nga shenjat që i lanë në këto salla dhe ato ministri që i udhëheqin”, theksoi Limani.
Kujtojmë se emri i Limanit është ndër më të përmendurit në këtë rikonstruim sepse është VLEN që kërkon largimin e tij. Ndërkaq, përgjigje identike për çështjen e rikonstruimit japin edhe ministrat tjerë të Qeverisë, kur pyeten për largimin eventual nga Qeveria.



