


Ekipet e angazhuara janë duke punuar intensivisht në largimin e mbeturinave të grumbulluara ndër vite, me synimin që kjo hapësirë të pastrohet, të rregullohet dhe t’i rikthehet funksioni i saj natyror.
Kryetari Elmazi theksoi se mbrojtja e mjedisit mbetet një nga prioritetet e Komunës së Sarajit, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në realizimin e projekteve që kontribuojnë në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
Ai njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke theksuar se kujdesi për hapësirat publike dhe natyrën është përgjegjësi e përbashkët.
Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar për të vazhduar investimet dhe aktivitetet që synojnë një komunë më të pastër, më të rregulluar dhe me standarde më të larta të mbrojtjes së mjedisit.



