Një histori e rrallë që vite më parë tërhoqi vëmendjen e opinionit publik dhe mediave në Zvicër, sot vazhdon me një kapitull të ri gëzimi dhe krenarie familjare. Pesënjakët nga Kërçova – Sulejmani, Ardiani, Suela, Leonisa dhe Bleona – kanë festuar 19-vjetorin e lindjes së tyre në një atmosferë të ngrohtë familjare në Zvicër.
Të lindur si një rast i veçantë që bëri bujë në mediat zvicerane, pesë të rinjtë tashmë kanë hyrë në moshën e pjekurisë, duke vazhduar rrugëtimin e tyre jetësor të rrethuar me dashurinë dhe përkrahjen e familjes.
Sot, secili prej tyre po ndërton të ardhmen me përkushtim, ambicie dhe shpresë, ndërsa familjarët dhe të afërmit kanë shfrytëzuar këtë ditë të veçantë për t’u uruar shëndet, suksese dhe një jetë të gjatë e të lumtur.
Historia e pesënjakëve nga Kërçova mbetet një nga ngjarjet më të veçanta familjare të kujtuara në diasporën shqiptare, duke vazhduar të zgjojë interes dhe emocione edhe pas 19 vitesh. (TV Gurra)



