Siguria energjetike dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike sot janë një çështje e vetme. Prandaj, mesazhi im kryesor në hapjen e MEF 2026 ishte se strategjitë duhet të shndërrohen në projekte konkrete, investime dhe veprim të përbashkët.
Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të mos jetë vetëm pjesë e diskutimeve për të ardhmen klimatike, por edhe një aktor aktiv në ofrimin e zgjidhjeve. Bashkëpunimi rajonal duhet të prodhojë rezultate të prekshme dhe reale, në interes të të gjithë qytetarëve.



