BallinaLAJMEMaqedoniAli Ahmeti nga Çashka: Më të konsoliduar se kurrë, vazhdojmë të bashkuar...

Ali Ahmeti nga Çashka: Më të konsoliduar se kurrë, vazhdojmë të bashkuar në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të Degës së partisë në Çashkë, ku janë konstituuar organet e reja drejtuese të kësaj dege.

Në fjalimin e tij, Ahmeti vlerësoi se organizata e BDI-së në Çashkë është më e konsoliduar se asnjëherë më parë, duke theksuar se strukturat e reja marrin përgjegjësi të rëndësishme për zbatimin e politikave dhe programit të partisë.

“Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë në Çashkë. Përfaqësuesit tanë dhe organizata jonë politike bartin një përgjegjësi të madhe për të adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, u shpreh Ahmeti.

Ai nënvizoi se angazhimi për barazi, dinjitet dhe respektim të plotë të frymës së Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet kyç i partisë, duke e cilësuar atë si bazë të bashkëjetesës, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

Në fund të fjalimit, lideri i BDI-së falënderoi delegatët, aktivistët dhe qytetarët për besimin e tyre, duke theksuar nevojën për unitet dhe punë të përbashkët.

“Bashkë vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar”, përfundoi Ahmeti.

 

Lajme te lidhura

spot_img