Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa vështirësi dhe në kushte të rregullta, me rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane mbetet mesatar, pa ngarkesa të theksuara që do të ndikonin në qarkullim. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk raportohen pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ngasin me kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore dhe nëpër lugina e gryka, ku ekziston rreziku i mundshëm i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë, ku terreni dhe konfigurimi i rrugës kërkojnë vigjilencë më të madhe gjatë ngasjes.



