BallinaLAJMEMaqedoniDurmishi për bizneset shqiptare në Maqedoni: Secili që i plotëson kushtet merr...

Durmishi për bizneset shqiptare në Maqedoni: Secili që i plotëson kushtet merr mbështetjen e duhur shtetërore

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një paraqitje për televizionin shqiptar “Ora News”, foli për funksionimin e bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tha se të gjithë para ligjit dhe Kushtetutës trajtohen në mënyrë të barabartë.

Durmishi theksoi se çdo biznes shqiptar që i plotëson kushtet, merr mbështetje të ndryshme nga shteti.

“Ligji vlen për të gjithë qytetarët dhe vlen për të gjitha bizneset. Nëse ndonjë biznes shqiptar respekton ligjin trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Nuk ka keqpërdorime dhe nuk ka probleme në funksionimin e bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

“Nëse në vendin tonë ka forma të ndryshme të përkrahjeve të bizneseve, ligji është i qartë dhe nuk i ndanë bizneset në etni. Ata biznese që i plotësojnë kushtet marrin përkrahje. Nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë biznes, vetëm pse është shqiptar, të mos merr përkrahje”, tha mes tjerash Durmishi.

Lajme te lidhura

spot_img