Gjykata i ka përfunduar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e të dënuarit Nikolla Gruevski. Tani këto dokumente ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e koalicionit të Mickoskit, nuk po i dërgon në Hungari, thonë nga LSDM.
“Nuk ka asnjë arsye të pritet një qeveri e re.
Institucionet duhet të funksionojnë dhe të veprojnë menjëherë.
Mickoski dhe qeveria e tij me vetëdije po e mbrojnë Gruevskin dhe po i japin kohë që të arratiset në një shtet të tretë.
Kjo nuk është gabim administrativ, por mbrojtje e qëllimshme e një personi të dënuar nga ana e kreut të organizatës kriminale VMRO
Qytetarët meritojnë përgjigje të qartë:
Pse Mickoski nuk e kërkon Gruevskin?
Pse dokumentet kanë ngecur në Ministrinë e Drejtësisë?
Po vjen koha e së vërtetës”, thuhet në reagimin e LSDM-së.



