BallinaLAJMEAthinë, sulm tronditës: 89-vjeçari lë disa të plagosur

Athinë, sulm tronditës: 89-vjeçari lë disa të plagosur

Të shtëna me armë janë regjistruar në Athinë, ku disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa autori është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Sipas mediave greke, një person i armatosur ka hapur zjarr në një zyrë të sigurimeve shoqërore në qendër të kryeqytetit grek, duke plagosur disa qytetarë. Autoritetet kanë nisur menjëherë një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili raportohet të jetë një 89-vjeçar.

Po sipas të njëjtave burime, i njëjti person dyshohet se më vonë ka hapur zjarr edhe pranë Gjykatës së Apelit, duke plagosur tre persona të tjerë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Lajme te lidhura

spot_img