BallinaLAJMEBOTATrampi njoftoi vazhdimin e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit për tre javë

Trampi njoftoi vazhdimin e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit për tre javë

Presidenti amerikan Donald Trampi njoftoi mbrëmë vazhdimin e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit për tre javë.

Vendimi për vazhdimin  e “armëpushimit” midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah në Liban u mor gjatë një takimi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nga ana e ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në ShBA.

Ky ishte takimi i dytë midis përfaqësuesve nga të dy vendet që nga java e kaluar. Armëpushimi origjinal 10-ditor që i dha fund luftimeve midis Hezbollahut dhe grupit militant Hezbollah, i cili hyri në fuqi të premten e kaluar, do të skadonte të hënën.

Në bisedë me gazetarët në Zyrën Ovale me pjesëmarrësit në takimin e mbrëmshëm, Trampi tha se shpresonte që liderët e Izraelit dhe Libanit të takohen gjatë armëpushimit shtesë trejavor të armiqësive. Trampi tha se pritet që presidenti libanez Xhozef Aun dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ta vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme, ndërsa ShBA përpiqet të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

Ambasadorja libaneze në ShBA, Nada Movad, e cila erdhi në takim për të kërkuar vazhdimin e armëpushimit, falënderoi Trampin për mikpritjen e bisedimeve.

“Mendoj se me ndihmën dhe mbështetjen tuaj, mund ta bëjmë Libanin përsëri të madh”, tha ajo.

Ambasadori izraelit në ShB, Jehiel Lajter, tha se vendi i tij dhe Libani “nuk kanë qenë kurrë më afër sesa janë sot”. Lajteri falënderoi Trampin dhe nënpresidentin Xhej Di Vens që e bënë të mundur këtë.

“Do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Të shpresojmë ta arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori izraelit.

Trampi përsëriti se ShBA vazhdon të kërkojnë që Irani të ndërpresë mbështetjen e tij për grupet që veprojnë në emër të tij në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe Hezbollahun në Liban.

Më vonë shkroi në profilin e tij në Tuiter se takimi midis përfaqësuesve izraelitë dhe libanezë kishte shkuar “shumë mirë” dhe se “ShBA do të bashkëpunojnë me Libanin për t’i ndihmuar ata të mbrohen nga Hezbollahu”.

Lajme te lidhura

spot_img