Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se projektligji për Byronë shtetërore ka paqartësi brenda neneve e kundërthënie brenda ligjit.
Në këtë formë, Kica tha se është i papërfunduar.
Në seancën e Kuvendit, Kica tha se pyetja nuk është nëse janë për apo kundër, por për një byro që funksionin sipas Kushtetutës dhe nuk cenon të drejtat e qytetarëve, apo një byro që rrezikon të malltretojë të pafajshmit.
Kica: A jemi për një byro që funksionon sipas Kushtetutës
“Sot pyetja nuk është a jemi për apo kundër, por a jemi për një byro që funksionon sipas Kushtetutës që është e materializueshme, që nuk cenon apo nuk rrezikon të cenoj të drejtat të qytetarëve të Kosovës, apo për një byro që rrezikon të malltretoj të pafajshmit vetëm për diskurs publik elektoral. Edhe disa që ndoshta e kërkojnë këtë byro, nuk e kanë të qartë që nesër mund t’i nënshtrohen padrejtësisht për shantazh politik pa çka se nuk nënkupton detyrimisht nga kjo qeveri, mund të jetë cilado shumicë parlamentare.. Kemi të bëjmë në paqartësi brenda neneve, me kundërthënie brenda ligjit. Në vet terminologjinë e konfiskimit dhe kur ligji nuk është i qartë, ai nuk është neutral, ai automatikisht bëhet i rrezikshëm”, tha ajo.



