Qindra fluturime janë anuluar në Gjermani për shkak të grevës së pilotëve të kompanisë ajrore “Lufthanza”, e thirrur për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhmentin e kompanisë rreth lartësisë së pagave dhe skemës së pensioneve.
Që nga fillimi i grevës të hënën pas mesnate deri më tani janë anuluar më shumë se 1.100 ngritje dhe ulje në aeroportin në Frankfurt, i cili është qendra kryesore operative e “Lufthanza” dhe aeroporti më i madh në vend. Në Mynih janë anuluar pothuajse 700 fluturime.
Me grevën e thirru nga sindikata VS janë përfshirë pilotët e kompanisë ajrore kombëtare, si dhe degët “Lufthanza kargo” dhe “Lufthanza sitilajn”. Ata kërkojnë paga më të larta, ndryshime në skemën e pensioneve dhe rregullim të kompensimeve për pilotët e punësuar nga dega “Sitilajn”.
Sa i përket pilotëve të kompanisë ajrore turistike me kosto të ulët “Eurovings” ata pritet të kthehen në punë gjatë ditës.
Ndërkohë, për nesër dhe pasnesër është thirrur edhe një grevë e ekuipazhit të kabinës së “Lufthanza”. e cila është greva e pestë në kompani këtë vit.
Nga menaxhmenti me një mesazh për sindikatat se përballja dhe çdo ditë e kaluar në grevë e dobësojnë më tej kompaninë ajrore.



