Një tërmet me epiqendër në zonën epiqendrore Dellçevë – Berovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.1, është regjistruar mbrëmë pas mesnate, në orën 00:22, nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
“Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndier nga banorët e qyteteve të Pehçevës, Berovës dhe rrethinës, me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane”, njoftoi Observatori Sizmologjik.



