Irani ka bllokuar në mënyrë efektive ngushticën ku kalojnë normalisht anijet që transportojnë 20% të furnizimit botëror me naftë, duke shkaktuar një rritje të çmimeve të karburantit.
Mousavi tha se Teherani është gati të koordinohet me IMO-në dhe vendet e tjera për të përmirësuar sigurinë detare dhe për të mbrojtur detarët.
Siç raporton CNN, Mousavi ka thënë se diplomacia mbetet përparësia e Iranit, por “një ndërprerje e plotë e agresionit dhe besimi e siguria e ndërsjellë janë më thelbësore”.
Në ndërkohë, mediat iraniane kanë shkruar se “Teherani do të hakmerret kundër SHBA-së, duke goditur infrastrukturën e saj në rajon, nëse Presidenti i SHBA-ve ndjek kërcënimin e tij për të sulmuar termocentralet e Iranit”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve “Mehr” të Iranit, duke cituar një zëdhënës ushtarak.
“Nëse infrastruktura e karburantit dhe energjisë e Iranit sulmohet nga armiku, e gjithë infrastruktura e energjisë, teknologjisë së informacionit dhe e desalinizimit që i përket Shteteve të Bashkuara dhe regjimit në rajon do të jetë në shënjestër” – citohet të ketë thënë një zëdhënës i Selisë Qendrore Khatam al-Anbiya të Iranit, ka raportuar Mehr të dielën.



