“Projekti i parë përfshin rivlerësim të pasurive të paluajtshme në Komunën Qendër, një pilot projekt që do të mundësojë krijimin e një sistemi modern, digjital dhe plotësisht funksional të taksës së pronës.
I treti përfshin zhvillimin e Planit të parë gjithëpërfshirës për ajër të pastër të bazuar në dëshmi, një dokument që do të sjellë masa të qarta, përgjegjësi të përcaktuara, vlerësime të shpenzimeve dhe një udhërrëfyes konkret për uljen sistematike të ndotjes, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Shkupi.



