Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk se Izraeli do të përdorë armë bërthamore për të zgjidhur problemet e tij, edhe pse shteti hebre nuk e ka pranuar kurrë se posedon armë të tilla vdekjeprurëse, transmetoi DPA.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me komentet e bëra nga këshilltari i Trampit, Dejvid Saks në një podkast në të cilin ai spekuloi se Izraeli mund të përshkallëzonte luftën dhe të merrte në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore, Trampi tha: “Izraeli nuk do ta bënte këtë. Izraeli nuk do ta bënte kurrë këtë.”
Sipas vlerësimeve të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Izraeli posedon 90 koka bërthamore.



