BallinaLAJMEBOTATrump: Asnjë vend në botë nuk ka kapacitetet e ushtrisë amerikane

Trump: Asnjë vend në botë nuk ka kapacitetet e ushtrisë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar fuqinë e ushtrisë amerikane, duke e cilësuar atë si më të mirën në botë.

Trump deklaroi se forcat ushtarake të SHBA-së janë më të avancuara se çdo ushtri tjetër dhe se asnjë vend nuk i afrohet kapaciteteve të tyre.

“Nuk e dija që do të na duhej të mburreshim kaq shumë,” tha ai, në një intervistë.

Trump shtoi se një pjesë e madhe e forcimit të ushtrisë amerikane ndodhi gjatë mandatit të tij të parë presidencial, duke theksuar se investimet dhe modernizimi i bërë në atë periudhë e kanë bërë ushtrinë amerikane më të fuqishme se kurrë më parë./ CNA

 

Lajme te lidhura

spot_img