Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, paralajmëroi u shpreh kundër keqkuptimeve në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të vizitës së pritshme në Kinë të presidentit amerikan Donald Trump.
“Një rrugë drejt konfliktit dhe përballjes mund ta tërheqë poshtë gjithë botën”, thuhet në një përmbledhje zyrtare në anglisht të komenteve të tij.
Trump ka njoftuar se planifikon të vizitojë Kinën, një vizitë që sipas raportimeve mund të zhvillohet në fund të muajit mars.
Megjithatë, Pekini ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë vizitë.



