Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe ministrat e Financave dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Gordana Dimitrievska Koçoska dhe Cvetan Tripunovski, do të marrin pjesë në panel diskutimin me temë “Rritje e ekonomisë – siguria ekonomike e qytetarëve”, të cilin do ta moderojë zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Panel diskutimi do të mbahet në Media qendrën e Qeverisë, ndërsa do të emetohet edhe në kanalin zyrtar “Jutjub” të Qeverisë.
Pas panel diskutimit do të vijojë sesion për parashtrimin e pyetjeve nga ana e gazetarëve.



