Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali ka zhvilluar sot takim me ushtruesen e detyrës ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.
Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi bilateral dhe orientimi strategjik i vendit drejt partneritetit me SHBA-në.
Sali ka thënë se aleanca me SHBA-në mbetet një element kyç për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një nga shtyllat kryesore të orientimit tonë strategjik dhe të zhvillimit demokratik të vendit”, ka thënë ai.
Gjatë takimit, palët madje riafirmuan bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave të përbashkëta.
“Bashkëpunimi me SHBA-në bazohet në vlera të përbashkëta, demokracinë, sundimin e ligjit dhe stabilitetin rajonal”, thekson mes tjerash Sali.



