Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mori vendim për hetimin e tre personave nga Shkupi të dyshuar për shoqërim kriminal, posedim, ndërmjetësim dhe tregti me armë. Ndërkaq me urdhër të prokurorit publik kompetent Gjykata penale në Shkupi mori vendimin për arrestimin e tyre.
Në kuadër të procedurës parahetimore, është përcaktuar se ekziston dyshimi se personat po organizohen për t’u hakmarrë ndaj vëllezërve të tyre, të cilët u akuzuan dhe u dënuan për krimin “organizatë terroriste” vitin e kaluar. Sipas dëshmive të mbledhura deri më tani, të dyshuarit vepruan në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar, si grup me angazhim të përbashkët ideologjik, bazuar në narrativa radikale islamiste. Ekzistojnë dyshime se janë ndërmarrë aktivitete për të mbledhur mjete në të holla nga vendi dhe jashtë vendit dhe se ato janë përdorur për propagandë dhe aktivitete të Shtetit Islamik, si dhe për furnizimin me armë.
Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, ndërsa nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP NKOK dje ishin kryer bastisje në disa shtëpi dhe hapësira të tjera në shumë lokacione në Shkup. Gjatë bastisjeve ishin gjetur dhe marrë pushkë automatike me dy korniza dhe 44 plumba, dy pistoleta me tri korniza dhe 14 plumba, një pushkë gjuetie, një pushkë ajri, një bombë dore, armë të llojit dhe kalibrit të ndryshëm dhe materiale të tjera dëshmuese.



