BallinaLAJMEMaqedoniMinistria e Shëndetësisë do të ashpërsojë rregullativën kanabisin

Ministria e Shëndetësisë do të ashpërsojë rregullativën kanabisin

Ministria e Shëndetësisë po punon në përforcimin e kritereve për dhënien e lejeve për kompanitë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Kjo pas aksionit policor në Serbi ku u zbuluan 5 tonë marihuanë, për të cilën mediat serbe raportuan se ishte prodhuar në Maqedoninë e Veriut.

“Është në proces formimi një grupi pune me përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente, i cili do të përgatisë ndryshime dhe plotësime të rregullativës ligjore. Synimi është futja e kritereve shtesë për të përmirësuar kontrollin dhe për të parandaluar abuzimet e mundshme”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vitin e kaluar, një kompani nga Gostivari që prodhonte kanabis për qëllime mjekësore humbi licencën dhe ndaj personave të përfshirë u ngritën kallëzime penale. Përveç parregullsive të konstatuara, aty u gjetën nëntë fuçi të mbushura me lule të thata kanabisi, për të cilat fabrika nuk kishte dokumentacion.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga viti 2017 deri më sot janë dhënë 60 leje për subjekte juridike për kultivim dhe prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa 18 janë revokuar për mosrespektim të kushteve ligjore.

“Kontrollin e ushtron një komision i formuar nga ministri i shëndetësisë, i përbërë nga pesë anëtarë – dy të brendshëm dhe tre të jashtëm. Ky komision kryen kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, sipas kompetencave dhe ligjit”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për rastin e marijuanës së sekuestruar në Serbi, është hapur procedurë edhe nga Prokuroria Publike, e cila ka njoftuar se po ndërmerr veprime për të hetuar lidhjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë rast.

Lajme te lidhura

spot_img