BallinaLAJMETakim pune i drejtorit të QMK-së Ali me zv/kryeministrin Sali

Takim pune i drejtorit të QMK-së Ali me zv/kryeministrin Sali

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Muhamed Ali, realizoi takim pune me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali.

Gjatë takimit u shqyrtuan prioritetet dhe projektet strategjike të Qendrës, me theks të veçantë në implementimin e sistemeve për paralajmërim të hershëm nga zjarret, forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë për reagim të shpejtë dhe efikas në situata emergjente dhe krize.

Drejtori Ali mori mbështetje të plotë për realizimin e iniciativave të ardhshme, ndërsa u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për modernizimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe përafrimin me standardet dhe praktikat evropiane.

Lajme te lidhura

spot_img