Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të ndërmarrë “masa shumë të forta” nëse Irani ekzekuton protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër qeverisë.
“Për të gjithë patriotët iranianë, vazhdoni të protestoni”, deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-të do të qëndrojnë në krah të civilëve që kundërshtojnë regjimin në Teheran.
I pyetur nga CBS News për deklaratën se “ndihma është duke ardhur”, Trump tha se bëhet fjalë për mbështetje në forma të ndryshme, përfshirë ndihmën ekonomike, por theksoi se SHBA-të nuk do ta ndihmojnë qeverinë iraniane.
Presidenti amerikan foli gjithashtu për vdekjet gjatë protestave, duke i cilësuar si “një numër mjaft i konsiderueshëm”. Lidhur me raportet se disa protestues mund të ekzekutohen të mërkurën, Trump ishte i prerë: “Nëse ata bëjnë një gjë të tillë, SHBA-të do të reagojnë me masa shumë të forta.”



