Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk pret zgjedhje të reja në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme, njoftoi DPA.
“Në fillim duhet t’i rregullojmë punët në vend. Nuk mund të keni zgjedhje”, deklaroi ai për televizionin amerikan En-Bi-Si-Njuz.
“Do të zgjat një kohë”, tha ai, duke shtuar: “Duhet ta kthejmë vendin në gjendje të mirë”.
Qeveria në Venezuelë vazhdon ta konsiderojë Nikolas Maduron, i cili u arrestua nga autoritetet amerikane të shtunën, për president legjitim të vendit.
Sipas Kushtetutës së Venezuelës, në rast të mungesës së përhershme të presidentit, nënpresidenti e ndërmerr funksionin dhe duhet të organizojë zgjedhje të reja në afat prej 30 ditëve, përkujton agjencia gjermane.



