BallinaNë fokusBota Pa Kufij

Bota Pa Kufij

Memedali Jusufi

Stefan Zweigu besonte në një botë pa kufij, por ai erdhi e u përcaktua prej tyre: “Kriza ime e brendshme konsiston në atë që unë nuk jam në gjendje të identifikohem me unin e pasaportës sime, me vetveten e mërgimit”. Kjo gjë e mundonte Zweigun (“Ne jemi vetëm fantazma – ose kujtime”). Në letrën e vetëvrasjes ai shkruante se ishte “i lodhur nga vite të tërë bredhjesh pa një shtëpi”. “Ndërsa bota jonë e vjetër është më shumë se kurrë e sunduar nga përpjekjet e çmendura për të edukuar njerëzit mbi racën e pastër, ngjashëm me garat me kuaj dhe qentë, kombi brazilian për shekuj me radhë është ndërtuar mbi parimin e një martesë të përzier pa presion… Ajo është lëvizë duke parë fëmijët e të gjitha ngjyrave – çokollatë, qumësht dhe kafe – tek kthehen nga shkollat e tyre krah për krah … nuk ka ngjyra, nuk ka segregacion, nuk ka klasifikimi arrogant”!…. Kurajoja eshte gjeja me e bukur e mendjes e cila te shtyn ne avantura te shumta dhe padyshim filozofia i jep nje ndihmese te jashtzakonshme ne kete drejtim…Viti I ri nisi me pushtimin e Venezueles nga Shtetet e Bashkuara …..nje perpjekje Don Kishoteske…sic thoj Driteroi : një i çmendur po çmend një vend. Në vendin tim në vendin tënd/ e shpojnë lakrën i fusin mend” Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut. Kohen qe jetojme eshte kohe e maskarenjve dhe le shume per te deshiruar. I japin hov budallenjte te gjitha ngjyrave …“Arsyeja e shëndoshë është gjëja më e baraz-shpërndarë në botë”, shkruante Dekarti. Po budallallëku? Qoftë duke pikuar a duke rrjedhur, duke shpërthyer apo duke u derdhur, ai është kudo. Pa kufij. Nganjëherë shfaqet si një lëpirje e lehtë, pothuajse e durueshme; herë të tjera si një moçal i ndenjur dhe neveritës. E në raste të tjera, si një tërmet, një stuhi apo një valë gjigante që përpin gjithçka në rrugën e vet, duke shkatërruar, duke shkelur e ndotur gjithçka. Pavarësisht formës që merr, budallallëku na spërkat të gjithëve. Thuhet madje se burimi i tij jemi vetë ne. Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike. Turpi dikur ishte pjesë e edukimit. Mësohej çdo ditë – nëpërmjet shikimit të nënës, nëpërmjet fjalës së mësueses, nëpërmjet heshtjes së babait kur bëje diçka të gabuar. Nuk kishte një temë të veçantë për të, por të gjithë e dinin. Sot sa më i zhurmshëm, më i sigurt dhe më i paturp të jetë dikush – aq më shumë vëmendje merr. Arsyeja është e thjeshtë: shoqëria është shndërruar në një skenë. Në botën e mediave dhe rrjeteve të sotme, nuk ka rëndësi nëse thua diçka të zgjuar – ka rëndësi vetëm që të flasësh me zë të lartë dhe, nëse është e mundur, me sa më shumë gjeste të jetë e mundur, me sa më shumë retorikë nxitëse të jetë e mundur. Personi i zgjuar mendon, heziton, kërkon fjalë. Personi budalla nuk ka probleme të tilla – ai gjithmonë ka një përgjigje të gatshme. Dhe pikërisht për këtë arsye ai është “i dukshëm”. Paturpësia, nga ana tjetër, është bërë provë e “autenticitetit”. Ne kemi pushuar së dalluari midis guximit dhe paturpësisë, midis spontanitetit, shijes së hollë dhe vulgaritetit. Si rezultat, në realitetin tonë virtual, disa e quajnë atë një “botë paralele” – rrjetet dixhitale – të paturpshmit fitojnë shikueshmëri, budallenjtë bëhen “ndikues”, prostitutat – “yje” dhe modestët zhduken në heshtje. Dhe kështu, një normë e re është shfaqur ngadalë: të jesh i zgjuar dhe i rezervuar është i mërzitshëm; të jesh i zhurmshëm dhe i paturp – kjo është në modë. Por pas kësaj “rrjedhe të zakonshme” fshihet një boshllëk. Çdo shoqëri që konsumon dhe feston budallallëkun në fund të fundit i shërben asaj.

Lajme te lidhura

spot_img