Memedali Jusufi
Secili duhet te jete patriot ne menyren e tij, duke dashur vendlindjen e vete ashtu sikurse cdo njeri duhet te jete nacionalist. E keqja eshte se ndjenat nacionaliste pothuajse cdo here perfundojne duke mos e dashur tjetrin, apo edhe me keq, duke urryer tjetrin. Për të kuptuar se çfarë është nacionalizmi, është e dobishme të kuptojmë se çfarë është një komb dhe çfarë nuk është. Një komb është një grup njerëzish që ndajnë një histori, kulturë, gjuhë, fe ose një kombinim të tyre.
Një vend, që nganjëherë quhet shtet në terminologjinë e shkencave politike, është një hapësirë territoriale që ka qeverinë e vet. Një shtet-komb, është një entitet politik homogjen që përbëhet kryesisht nga një komb i vetëm. Shtetet-kombe janë të rralla, sepse në gati çdo vend banojnë më shumë sesa një grupim etnik. Një shembull i një shteti-komb do të ishte Koreja e Veriut, ku pothuajse të gjithë banorët janë koreanë etnikë. Se kendejmi eshte shume e rendesishme se si sillemi Patriotizmi nuk eshte nacionalizem ne nje shtet qe ka me shume se nje komb. Eshte me se aktuale debati ne lidhje me ate se shqiptaret e Maqedonise jane komb ne vete apo jane “ komunitet , qe eshte pjese e kombit shqiptare” te kufizuar ne kushtetute . Nuk ka dyshim se shqiptaret e Maqedonise se veriut jane ne vet-perceptimin e tyre komb , por problem qendron se kushtetuta nuk i definon si te tille. Madje edhe pas luftes se 2001 shqiptaret e ketushem nuk arriten qe gjate ndryshimit te kushtetutes te avansojne ceshtjen e tyre kombetare. Me te drejte shume studjues e perkufizojne nacionalizmin si “besnikëria dhe përkushtimi ndaj një kombi”. Ai është koncepti me domethënës për dikë që ndan të njëjtën histori, kulturë, gjuhë ose fe me të tjerët. Studiuesit e kuptojnë nacionalizmin si ekskluziv, duke nxitur një grup identiteti, nganjëherë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të tjerët sic eshte rasti me Maqedonine e Veriut. Sipas kesaj ekzistojnë edhe nacionalizma etnikë dhe gjuhësorë, të cilët zakonisht kërkojnë autonomi më të madhe të grupeve të caktuara kombëtare, ndaj shqiparet e Maqedonise se Veriut nuk duhet t shuajne idealin e tyre per te luftuar per te drejten e tyre substanciale.
Në kontrast me besnikërinë e nacionalizmit apo përkushtimin e tij ndaj një kombi, patriotizmi është sipas të njëjtit fjalor “dashuria apo përkushtimi ndaj atdheut”. Ajo vjen nga fjala patriot, e cila në vetvete mund të gjurmohet në fjalën greke patrios, që do të thotë “i një ati”. Pra patriotizmi ka nënkuptuar historikisht dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut ose vendit të origjinës. Ai përfshin përkushtimin ndaj vendit në tërësi, duke përfshirë të gjithë njerëzit që jetojnë brenda tij. Ndërkohë nacionalizmi i referohet përkushtimit vetëm ndaj një grupi njerëzish mbi të gjithë të tjerët. Xhorxh Oruell, autori i librit “Ferma e kafshëve” dhe “1984” e përshkruan patriotizmin si “përkushtim ndaj një vendi të caktuar dhe si një mënyrë e veçantë jetese”. Ai e krahasoi atë me nacionalizmin, të cilin ai e përshkruan si “zakon për të identifikuar veten me një komb të vetëm apo me një njësi tjetër, duke e vendosur atë përtej së mirës dhe së keqes, dhe duke mos njohur asnjë detyrë tjetër përveç çuarjes së interesave të tij”. Në fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” por edhe në raste të tjera, Martin Luter King Jr. e dënoi nacionalizmin dhe inkurajoi patriotizmin. Ngjitja në pushtet e Adolf Hitlerit në Gjermani u arrit përmes shtrembërimit të patriotizmin dhe duke përqafuar nacionalizmin. “Patriotizëm është kur dashuria për popullin tënd vjen e para; dhe nacionalizëm, kur e para vjen urrejtja për njerëzit e tjerë përveç bashkëkombasve tuaj”. Tragjedia e Holokaustit i kishte rrënjët në besimin nacionalist se grupe të caktuara njerëzish ishin inferiorë. Ndërsa Hitleri është një shembull veçanërisht ekstrem, në kërkimet e mia si studiues i të drejtave të njeriut, kam zbuluar se edhe në kohët e sotme, vendet me liderë nacionalistë kanë më shumë gjasa të kenë rekorde të këqija në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut. Pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti amerikan Herri Truman nënshkroi Planin Marshall, i cili do të ofronte ndihmë për rindërtimin e Evropës së pasluftës. Synimi i programit ishte të ndihmonte vendet evropiane “të shkëputeshin nga veprimet vetë-shkatërruese të nacionalizmit të ngushtë”.



