BallinaLAJMESela në Dibër, Asani në Butel dhe Jahiji në Bërvenicë: BDI emëron...

Sela në Dibër, Asani në Butel dhe Jahiji në Bërvenicë: BDI emëron edhe 3 kryetarë dege

BDI emëron tre kryetarë të rinj degësh në kuadër të riorganizimit partiak.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se sot, Ali Ahmeti ka emëruar edhe tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, në kuadër të procesit të vazhdueshëm të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake në terren.

Sipas kumtesës së Bashkimi Demokratik për Integrim, emërimet e reja janë si vijon: Butrint Sela – kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asani – kryetar i Degës së BDI-së në Butel, si dhe Arkin Jahiji për kryetar të Degës së BDI-së në Bërvenicë.

“Këto emërime përbëjnë pakon e dytë të kryetarëve të degëve të emëruar brenda një jave, pas vendimeve të mëparshme për degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit.

Nga BDI theksojnë se partia mbetet një forcë politike e përgjegjshme, e cila përmes vendimeve të menduara dhe transparente vazhdon procesin e konsolidimit të brendshëm”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Qëllimi, siç thuhet, është forcimi i strukturave lokale, përmbushja e pritshmërive të qytetarëve dhe përfaqësimi dinjitoz i interesave të tyre në çdo nivel.

 

Lajme te lidhura

spot_img