Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.
Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili mbijetoi përplasjen, por pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua urgjent në spital për trajtim mjekësor.



