BallinaLAJMEGashi nënshkroi Marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike

Gashi nënshkroi Marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike të vendit. Ky hap i rëndësishëm ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës për stafin akademik dhe përforcimin e cilësisë akademike në nivelin e arsimit të lartë.

U nënshkruan marrëveshje kolektive me sindikatat e universiteteve: “Goce Dellçev” – Shtip, Universitetin e Tetovës, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Nënë Terezë” – Shkup dhe “Shën Apostol Pali” – Ohër.

Kuvendi në kumtesë thekson se “marrëveshjet kolektive janë një instrument i rëndësishëm për mbështetjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të arsimit të lartë në vend”.

“Me këtë hap, vendoset një standard i lartë për arsimin dhe krijohet mundësia për ndërtimin e një sistemi më konkurrues, ku vlerësimi i drejtë i punës së stafit akademik është një nga qëllimet kryesore. Ky është një moment historik për arsimin e lartë në vend, pasi tani të gjitha universitetet publike do të kenë marrëveshje kolektive, duke krijuar një sistem më të qëndrueshëm dhe më të barabartë për arsimin e lartë”, bëhet e ditur në kumtesë.

Kryetari i Kuvendit Gashi përcolli urimet deri tek të gjitha universitetet, stafi akademik dhe studentët për këtë sukses të përbashkët dhe këtë moment të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme te lidhura

spot_img