Komunikacioni në VK Evzoni (VK Bogorodicë) në mëngjes po zhvillohet normalisht. Në venbkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM-ja.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa,, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit n akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur në trafik dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.



