Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe sot realizoi takim me ministrin e Tregtisë së Jashtme, Tani bin Ahmed Al Zejudi.
Dy bashkëbiseduesit, siç informoi Kabineti i Mucunskit, i konfirmuan marrëdhënet e shkëlqyera bilaterale dhe e theksuan potencialin në rritje për thellimin e bashkëpunimit. Theks i posaçëm është vendosur në ekonominë, tregtinë dhe investimet si sfera prioritare për bashkëpunimin e ardhshëm.
Ministrat e konfirmuan gatishmërinë e dy shteteve për ta intensifikuar bashkëpunimin në sfera me interes të ndërsjellë, duke përfshirë infrastrukturën, energjetikën, turizmin dhe teknologjinë – sektori ku EBA njhet si lider global në inovacionet.
Ata u pajtuan se takimi i sotëm e hap derën për investime të reja dhe projekte të përbashkëta, të cilat në mënyrë të konsiderueshme do ta përforcojnë lidhjen ekonomike mes dy vendeve.



