BallinaLAJMEMickoski - Najt: Thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve

Mickoski – Najt: Thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve

Kryeministri Hristijan Mickoski realizoi takim me komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, gjeneral – major Gregori Najt.

“Në bisedë folëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, veçanërisht në domenet e trajnimit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve moderne dhe efikase në mbrojtje”, shkroi Mickoski në publikimin në Fejsbuk.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler dhe gjeneral – major Sashko Lafçiski.

Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot në ceremoni solemne do ta dekorojë gjeneral – majorin Gregori Najt me Dekoratën për merita ushtarake.

Gjeneral – major Najt, siç informojnë nga Kabineti i presidentes, dekorohet me Dekoratën për merita ushtarake për kontributin e tij të veçantë në thellimin e miqësisë Maqedoni e Veriut –SHBA dhe bashkëpunimit ushtarak që rezultoi me aktivitete të shumta për fuqizimin e kapaciteteve dhe për rritjen e gatishmërisë luftarake të armatës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme te lidhura

spot_img