Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, Njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Kujtojmë se nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.



