Të paktën pesë persona humbën jetën dhe tre janë lënduar në qytetin juglindor ukrainas Zaporozhje pas një sulmi rus, njoftoi guvernatori Ivan Fedorov në Telegram mbrëmë vonë.
Fedorov nuk e saktësoi llojin e armëve që janë përdorur, edhe pse autoritetet paraprakisht lëshuan paralajmërim për sulm me bombë.
Zaporozhje, një qytet industrial, gjendet pak më shumë se 20 kilometra nga linja e frontit.
Ukraina mbrohet nga pushtimi rus i vëllimit të plotë prej tre vjet e gjysmë.



