Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.
Në axhendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023.
Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje.
Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me Presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me Kryetarin e Parlamentit Nikitas Kaklamanis.
“Po lidhim një marrëveshje me Greqinë, në sektorin e energjisë, për të maksimizuar mundësitë për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, si për këtë dimër ashtu edhe në planin strategjik, në planin afatgjatë. Marrëveshjet me vende të ndryshme evropiane, nga Norvegjia në Greqi, do të sigurojnë garanci për furnizimin me gaz natyror të vendit tonë. I falënderoj të gjithë partnerët që po ndihmojnë”, tha ai Zelensky më herët. /tch



