BallinaLAJMEMaqedoniKryeministri Hristijan Mickoski zhvillon takim me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane, Robert...

Kryeministri Hristijan Mickoski zhvillon takim me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane, Robert De Grot

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Hristijan Mickoski do të realizojë një takim zyrtar me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane (BIE), Robert De Grot.

Në këtë takim pritet të diskutohen mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Investuese Evropiane, me fokus të veçantë në projektet infrastrukturore, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si dhe përkrahjen e iniciativave që ndihmojnë tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër.

Banka Investuese Evropiane është një prej partnerëve më të rëndësishëm financiarë të vendit, e cila përmes projekteve të ndryshme ka kontribuar në modernizimin e sektorëve kyç si energjetika, transporti, mjedisi dhe arsimi.

Lajme te lidhura

spot_img