BallinaLAJMEMaqedoniShkollat fillore dhe të mesme në RMV do të mund të aplikojnë...

Shkollat fillore dhe të mesme në RMV do të mund të aplikojnë për projekte në vlerë deri 60 mijë denarë

Në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë shkollat fillore dhe të mesme për të përfituar grant në vlerë prej 60 mijë denarë për financimin e projekteve kundër fenomeneve negative që po ndodhin te të rinjtë.

“Mjete financiare për 30 shkolla fillore për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe të delikuencës së miturve,në shumë deri në 60.000 denarë, ndërsa selektimi me rangim do të bëhet nga Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në përputhje me kriteret e përcaktuara”, njoftoi Ministria.

Shkollat fillore deri më 19 dhjetor do të mund të paraqesin projektin në adresën elektronike http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa në afat prej 30 ditëve do të publikohen rezultatet.

Lajme te lidhura

spot_img