BallinaLAJMEËshtë vendosur procedurë e re në Kardiologji - pacientët me aritmi të...

Është vendosur procedurë e re në Kardiologji – pacientët me aritmi të komplikuara të zemrës tashmë nuk do të dërgohen jashtë vendit

Ablacioni për takikardi ventrikulare për herë të parë është kryer në Klinikën universitare për kardiologji. Me atë rast, Klinikën sot e vizituan ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.

Aliu në konferencën për shtyp në Klinikë tha se ekipi nga Kardiologjia tregoi se në shëndetësinë e vendit ka njohuri, guxim dhe vizion për rezultate kulminante. Sipas tij, ky është hap i madh përpara në shëndetësi.

Drejtoresha e Klinikës, Danica Petkoska Spirova tha se kjo paraqet hap të rëndësishëm në zhvillimin e elektrofiziologjisë dhe konfirmim për profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të ekipit nga Klinika.

“Me këtë procedurë mundësojmë mjekim me kohë dhe efikas për të gjithë pacientët me të gjitha llojet e aritmisë për të cilat deri më tani dërgoheshin jashtë vendit për trajtim, në barrë të FSSH-së2, tha Petkoska Spirova.

Lajme te lidhura

spot_img