BallinaLAJMEBOTAUkrainasit nisin kundërsulmin në qytetin kyç të luftës

Ukrainasit nisin kundërsulmin në qytetin kyç të luftës

Pjesëtarët e shërbimit të inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës po zhvillojnë një operacion kundërofensiv pranë qytetit Pokrovsk, me qëllim rivendosjen e funksionimit të linjave kryesore logjistike, raportojnë media ukrainase UNN dhe korrespondenti i The Economist, Oliver Carroll.

“Rezultoi se shërbimi ushtarak i inteligjencës së Ukrainës po zhvillon një kundërofensivë të guximshme pranë Pokrovskut për të rivendosur linjat kyçe logjistike. Videot që kam shpërndarë thuhet se tregojnë uljen e helikopterëve në zona që Rusia pretendon se i kontrollon”, raportoi Carroll.

Korrespondenti publikoi një video ku shihet ulja e një helikopteri UH-60 Black Hawk në një fushë dhe zbritja e ushtarëve prej tij, pas së cilës helikopteri largohet.

Planifikonin sulm terrorist gjatë fundjavës së Halloween-it, disa të arrestuar në Michigan

Burime të UNN konfirmuan informacionin për kundërofensivën, si dhe autenticitetin e videos së publikuar nga Carroll.

Presidmenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se situata në Pokrovsk është e vështirë, por se forcat ukrainase e kontrollojnë atë.

Lajme te lidhura

spot_img