BallinaLAJMEBOTATrampi: Putini duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që...

Trampi: Putini duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë raketa

Presidenti amerikan Donald Tramp, publikimin e presidentit rus Vladimir Putin për testimin e suksesshëm të raketës bërthamore sot e vlerësoit si “të papërshtatshëm”.

“Është e papërshtatshme që Putini ta thotë këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë turneut të tij aziatik.

“Kjo luftë, e cila duhej të zgjaste një javë, është gati të hyjë në vitin e saj të katërt”, tha Tramp, duke shtuar se Putini duhet të merret me atë luftë në vend që të testojë raketa.

Presidenti rus dje publikoi se me sukses ka përfunduar testimi i fundit i raketës bërthamore “Burevestnik” duke lavdëruar atë që ai e quajti një armë “unike” me një rreze veprimi deri në 14.000 kilometra.

“Testet vendimtare tani kanë përfunduar”, tha Putin në një video të publikuar nga Kremlini gjatë takimit me përfaqësuesit ushtarak.

Ai urdhëroi fillimin e “përgatitjes së infrastrukturës për vendosjen e sistemit raketor “Burevestnik” në Forcat e armatosura ruse”.

Gjatë testimit të fundit, raketa qëndroi në ajër për “rreth 15 orë” dhe fluturoi 14.000 kilometra, deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë ruse Valerij Gerasimov, duke shtuar se “ky nuk është kufiri” i kësaj arme.

“Karakteristikat teknike të “Burevestnik” mundësojnë që ai të përdoret me saktësi të garantuar kundër vendeve shumë të mbrojtura në çdo distancë”, tha Gerasimov.

Në vitin 2018, Putin publikoi se ushtria ruse po zhvillonte një raketë që, sipas tij, mund të tejkalonte të gjitha sistemet e interceptorëve.

Lajme te lidhura

spot_img