Lajme jo të mira për Barcelonën dhe trajnerin Hansi Flik në prag të “El Klasikos”, derbin me Realin e Madridit të dielën. Pas stërvitjes së sotme, mediumet spanjolle njoftojnë se braziliani Rafinja nuk do të jetë në dispozicion.
Ai për shkak të lëndimit jashtë fushave është rreth një muaj dhe pritej kthimi i tij për “El Klasikon”. Pritjet ishin që Rafinja nga dita e enjte të jetë në dispozicion, por sulmuesi 28-vjeçar në stërvitje ndjeu dhembje dhe u largua nga stërvitja.
Trajneri Flik nuk mund të konsiderojë për ndeshjen të dielën tek Ter Shtegen, Gavi, Dani Olmo dhe Levanovski. Nuk dihet nëse Flik do të jetë në stol pas dënimit prej një ndeshje dhe ankesës së refuzuar të Barcelonës. Në mungesë eventuale të tij, ekipin do ta udhëheq një nga asistentët, Tiago Alkantara.



