BallinaEkonomiBozhinovska: Nuk do të mbetemi pa gaz, do të ketë zgjidhje në...

Bozhinovska: Nuk do të mbetemi pa gaz, do të ketë zgjidhje në nivel të Bashkimit Evropian

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska nuk pret problem në furnizimin me gaz, pasi Këshilli i BE-së dje arriti marrëveshje për pozitën negociuese të shteteve anëtare për Propozim-rregulloren për të ndaluar importin e burimeve energjetike ruse.

Bozhinovska, sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, tha se deri në vitin 2027 duhet të jetë gati gazsjellësi me Greqinë dhe se në nivel të BE-së do të kërkohet zgjidhje alternative.

“Kjo vlen për marrëveshje afatshkurtra, sa e di unë, por meqenëse e kanë vendosur nga 1.1.2027, mendoj se do të ketë disa përmirësime të mëtejshme. Për planin afatgjatë nuk ndikon asgjë këtu. Maqedonia shpenzon 500 mijë metra kub, që nuk është sasi e madhe. Për nga viti 2027 tashmë po punojmë për gazsjellësin me Greqinë, deri atëherë duhet të jetë gati dhe mendoj se nuk do të ketë problem, sepse do të zgjidhet në nivel evropian, që do të thotë në nivel të BE-së, të gjithë ata që nuk munden dhe do të duhet të kërkojnë alternativa. Në Bruksel do të ketë diskutime dhe me siguri do të gjendet zgjidhje alternative”, tha Bozhinovska, në pyetjen kur u pyet nëse duhet të shqetësohemi për vendimin e ri të BE-së për të ndaluar tranzitin e gazit evropian, duke pasur parasysh që Aleksandropolus nuk punon.

Dhe në rast se nuk e ndërtojmë gazsjellësin dhe nuk punon Aleksandropulis, ajo potencoi se nuk kemi pse të shqetësohemi dhe se nuk do të mbetemi pa gaz.

“Do të ketë zgjidhje në nivel të BE-së, gjithsesi askush nuk do të na lë pa gaz, sepse është e njëjtë dhe për Evropën dhe të gjitha vendet dhe kjo nuk duhet të na shqetësojë. Ne jemi shumë të vegjël në lidhje me atë që shpenzojnë gjithë”, tha Bozhinovska.

Ajo potencoi se shteti rregullisht po paguan faturat për qiranë vjetore të kapacitetit në terminalin e ri në Aleksandropolis, edhe pse nuk punon.

Lajme te lidhura

spot_img