Lufta në Rripin e Gazës përfundoi, deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp para se të shkojë për vizitë në Izrael dhe në Egjipt, ku sot do të mbahet samit për arritjen e paqes në enklavën palestineze.
Trampi shtoi se vizita “do të jetë një moment shumë i posaçëm”.
“Të gjithë me padurim presin ta përjetojnë”, tha Tramp.
Ai shtoi se shumë njerëz edhe në Izrael edhe në botën arabe i “duartrokasin” marrëveshjes, të cilën e ndërmjetësoi administrata e tij.
Të gjithë janë të entuziazmuar dhe të emocionuar, potencoi Tramp.



