BallinaLAJMEBOTAFranca ka qeveri të re, Lekornu premton se do të shmang krizën...

Franca ka qeveri të re, Lekornu premton se do të shmang krizën politike

Presidenca franceze sot e publikoi përbërjen e trupit të ri qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Sebastian Lekornu, ku ka edhe fytyra të njohura edhe të reja.

Siç njoftoi Frans24, qëllimi i formimit të Qeverisë është të shmanget thellimi i krizës politike në vend.

Në përbërjen e re, Zhan-Noel Baro mbetet ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa funskionin ministër i Forcave të Armatosura e ndërmerr ministrja e deritanishme e Punës, Katrin Uotren.

Kryeministri Lekornu deklaroi se qeveria është përbërë “që t’i sigurojë buxhet Francës para fundit të vitit”.

“E vetmja gjë që ka rëndësi është interesi i vendit”, theksoi ai në rrjetin social “X”, duke falënderuar ministrat, “të cilët marrin pjesë në këtë trup qeveritar plotësisht të lirë, pa marrë parasysh interesat personale dhe partiake”.

Lajme te lidhura

spot_img